Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit Bashkiak i Elbasanit
Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit Bashkiak në bashkinë e Elbasanit Blendi Himçi. Dorëheqja e tij është dhënë pas debateve në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Elbasanit.Të majtët në këtë këshill kërkuan shkarkimin e Himçit dhe zëvendësimin e tij me Dezantila Tahirajn. Ndërsa të djathët u shprehën kundër shkarkimit dhe e cilësuan kërkesën e të majtës si qesharake.“Lëvizja është normale,pasi kampi i majtë zotëron shumicën e këshilltarëve. PD është minorancë në gjithë vendin, pra duhet të jetë minorancë dhe në Këshillin Bashkiak” është shprehur deputeti Ben Blushi ndërsa ka shkuar se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë normalisht.“Kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak të qytetit është qesharake. Nuk jemi kundër ndryshimit të kreut të Këshillit, ne po mbrojmë qytetarin” theksoi deputeti demokrat Luçiano Boçi.