INSTAT: Deficiti tregëtar ka shënuar rritje

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 18,895 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 8.1 përqind krahasuar me muajin paraardhës.Instituti I Statistikave thekson gjithashtu se tregtia me vendet e BE është 70.6 përqind.“Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 41 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.1 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Greqi, Gjermani, Itali, Kosovë, etj, dhe për importin, Gjermani, Itali, Kosovë, Kinë, Turqi, etj” thekson INSTAT.Ndërkohë, INSTAT thekson se  eksporti i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit 72 përqind, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 17.7 përqind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 10.5 përqind",etj. Eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 13.7 përqind, etj.“Importi i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit 38.8 përqind, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 38 përqind, "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u rrit 17.1 përqind, "Tekstile dhe këpucë" u rrit 13.6 përqind,  etj” përfundon INSTAT.