Rama takon Zanierin: Zgjedhjet, provë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zanier me të cilin ka zhvilluar një drekë pune.Takimi është bërë publik nga vetë kryesocialisti Rama në rrjetin social “Twitter” ku thekson se në fokus të takimit kanë qënë zgjedhjet e 23 qershorit dhe kriza në KQZ pas dorëheqjes së tre anëtarëve të saj..“Drekë pune në Vienë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zannier. Zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ objekt i bisedës së frytshme” shkruan Rama.

 “Sapo kam përfunduar një takim të frytshëm me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, në të cilin diskutuam një sërë çështjesh, përfshirë rolin e Shqipërisë në OSBE, zhvillimet në Evropën Juglindore dhe zgjedhjet e afërta parlamentare në Shqipëri. Gjatë takimit, u njoha me qëndrimin e Ramës dhe dëgjova me vëmendje shqetësimet e tij rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe më konkretisht, me rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Unë kam shpresë se zgjedhjet që po afrojnë do të kontribuojnë në zhvillimin e një bashkëveprimi konstruktiv ndërmjet forcave politike shqiptare dhe në forcimin e qeverisjes demokratike. Dëshiroj të theksoj se pres që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë nivelin e pritshëm të ligjshmërisë dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, duke nisur nga sigurimi i një anëtarësie domethënëse dhe të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Unë besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve të mira” është shprehur Zanieri pas takimit me Kryesocialistin.