Berisha-Ramës: Çlirohu nga fobitë, emigrantët të votojnë atje ku janë

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së, Edi Rama që të gjejnë konsensusin e përbashkët për t’u krijuar mundësi emigrantëve shqiptarë të votojnë në vendet ku jetojnë.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se qeveria merr përgjegjësinë  që brenda 2 muajve të krijojë kushtet e nevojshme për votimin e tyre.“I them Ramës, është në nderin dhe dinjitetin tonë t’u japim atyre mundësi të votojnë aty ku janë si bëjnë kombe të tjera të qytetëruara. I them zotit Rama se në vendin fqinj ku ishte dhe mashtronte duke dëshmuar se është i mbrujtur me gënjeshtrën dhe për burrin s’ka dobësi më të madhe se gënjeshtra, në atë vend pikërisht vota e bashkëpatriotëve italianë nga Argjentina ka përcaktuar rezultate. Dil nga fobitë, çlirohu nga fobitë dhe urdhëro të vendosim që të hënën në parlament dhe përgjegjësinë e merr qeveria nëse ajo nuk krijon brenda dy muajve kushtet të votojnë aty ku janë”- tha Berisha.Sipas tij, është e lehtë të shkosh e të mbledhësh fonde prej tyre apo t’i mashtrosh, por duhet tu jepet mundësia e votimit.“Urdhëro tu krijojmë mundësi të votojnë aty ku janë, teknologjitë e avancuara bëjnë të mundur e të njëjtën siguri sistemi që vëllezërit dhe motrat tona që janë aksionerët kryesorë me financimet që u kanë bërë familjeve të votojnë” tha Berisha.Kreu i qeverisë sulmoi sërish kryesocialistin Rama në lidhje me deklaratat e tij për votimin e 16-vjeçarëve. S`mund të krahasosh 16-vjeçarët e sotëm me 16 vjeçarët e bunkerit dhe të bllokut sepse është të krahasosh breshkën me shqiponjën” tha kryeministri.Gjithashtu qeveria i ka hapur rrugën sot edhe subvensionimit të fermerëve shqiptar duke hequr edhe TVSH për imputet bujqësore.Kryeministri Berisha theksoi në mbledhjen e qeverisë se kompesimi do t`i bëhet direkt fermerëve."Së pari në këtë mbledhje ne vendosim për të hapur rrugën ligjore të subvensionimit të fermerëve shqiptar, të subvensinimit të TVSH-së. Me qëllimin më të mirë ne vendosëm të heqim TVSH-në nga të gjitha imputet bujqësore, nga gjithçka që përdoret nga fermerët për shtimin e prodhimit bujqësor në fermat e tyre.Por pati një reagim të ligjshëm nga fermerët se TVSH-ja nuk shkonte tek ata. Kjo vlerë mbetej tek tregëtarët dhe kjo mbarte një të vërtetë të pamohueshme. Prej vitesh është diskutuar subvensionimi i naftës, dmth akciza për fermët. Skema që instaluan paraardhësit tanë ishte “caci oil” dhe fermerët nuk i panë me sy dhe ata shkuan në xhepat e qveritarëve socialisë qëndror dhe vendor. Ne bëmë mirë që ndaluam grabitjen e pasurisë së shqiptarëve dhe kemi qënë në kërkim të një skeme transparente për të ndihmuar fermerët. Grupe të posaçme nga minsitritë kërkuan që rruga më e sigurtë dhe më e ndershme për heqjen e TVSH dhe akcizës për naftën është dhënia në dorë e parave të fermerëve për atë që ata kanë shpenzuar për prodhimet e tyre." tha Berisha.Kryeministri Berisha premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës Shqipëria do të shndërohet në vend lider të teknologjisë së lartë në rajon."Për 4 vitet që vijnë projekti ynë më ambicioz, më strategjik është një komb i teknologjisë së lartë. Ne vijmë në këtë konkluzion pasi duke analizuar të gjitha mekanizmat dhe levat e zhvillimit rezulton se kjo është e vetmja me fuqinë e Levës së Arkimedit për të lartësuar shqiptarët në vendin që ata meritojnë. Ne kemi arritur në nivele shumë të larta por këto janë vetëm baza e asaj që do arrijmë 4 vitet që vijnë. Do krijohet shumë shpejt fondi i High tech që do financojë mendjet dhe projektet më të mira të fushës. Po punojmë me intensitet me vendet mike për standartet më të avancuara dhe 4 vitet që vijnë të jenë 4 vitet me të cilin Shqipëria të jetë një vend lider në rajon në këtë fushë. Po studiojmë çdo mekanizëm, çdo praktikë, çdo lehtësi dhe çdo financim të nevojshëm për të realizuar këtë” theksoi kryeministri.