FSHZH nis rikonstruksionin e rrugës në hyrje të Kuçovës

Në rrugën në hyrje të qyteti të Kuçovës ka nisur rikonstrksionin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe donatorë të huaj.Rehabilitimi në këtë segemnt të rëndësishëm të qyteti do të kthej normalitetin e lëvizjes së banorëve dhe automjeteve. Sipas projektit, ky segment ka një gjatësi prej 530 m. Ajo do të ketë një gjerësi asfalti prej 10 m dhe trotuare nga të dyja anët.Rruga do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, sinjalistika dhe kanalizime. Drejtori i fondit shqiptar të zhvillimit Betet Beci dhe ministri i inovacuionit por me cilësinë e deputeti të qakut të beratit panë nga afër punimet."Rikonstruksioni i rrugës hyrëse dhe qendrës së qytetit të Kuçovës është një investim shumë i rëndësishëm për 30 mijë banorët që do të përdorin hyrjen e këtij qyteti si dhe dhe qendrën e saj” tha ai.Tashmë qyteti i Kuçovës nuk do të jetë më një zonë periferike, por do të jetë një kryqëzim i disa segmenteve të rëndësishme rrugore që janë ndërtuar  apo që po ndërtohen nga FSHZH gjatë viteve të fundit.Të tilla segmente janë: Rruga që vjen nga FierShegani e që bën të mundur lidhjen e Myzeqesë me Kuçovën,  segmenti tjetër shumë i rëndësishëm që lidh Dumrenë me Kozaren dhe me Kuçovën si edhe së shpejti pritet të fillojnë punimet e segmentit rrugor që nis nga Mollasi i  Elbasanit duke lidhur Sulovën me Kuçovën".Ky investim vjen në vijim të disa investime të tjera që janë duke u kryer në këtë zonë nga Fondi Shqiptar i ZHvillimit, si rruga Kozare - Kuçovë, Fiershegan - Kozare si dhe Polovinë-Drizë.