KQZ miraton kërkesën e LSI për caktimin e anëtarit në KZAZ
KQZ-ja ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t`u caktuar si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ.Nisur nga fakti se Partia Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare si dhe në bazë të vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare prandaj dhe është caktuar si parti që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ duke zëvendësuar kështu anëtarin e PBDNJ-it.Referuar përcaktimit të bërë në nenin 29, pika 1, gërma “a” të Kodit Zgjedhor, dy anëtarë të KZAZ-së propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.Pas largimit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nga grupi i partive të shumicës parlamentare,në grupin e partive të opozitës parlamentare, Partia Republikane paraqiti kërkesën për tu caktuar si parti e cila ka të drejtë të propozojë anëtarë në KZAZ, pasi tashmë është e dyta në grupin e partive të shumicës parlamentare. KQZ vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Republikane duke ja njohur të drejtën të caktojë anëtar në KZAZ në vend të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Partisë Republikane.Në bazë të renditjes sipas numrit të mandateve që kanë fituar partitë politike nga zgjedhjet pararendese rezulton se partitë që vijnë pas Partisë Socialiste dhe i përkasin grupit të partive të opozitës parlamentare, janë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.Nga sa më sipër, partia e dytë e opozitës parlamentare është Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e cila sipas nenit 29 të Kodit Zgjedhor ka të drejtë të paraqës propozime për anëtar në KZAZ.