Fushë Krujë, makina aksidenton për vdekje kalimtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2013, 07:28
Një kalimtar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë Fushë Krujë.Viktimë e aksidentit ka mbetur 67-vjeçari Riza Skana i cili është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar ngë njëra anë e rrugës në tjetrën.Goditja ka qënë fatale për 67-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa automjeti i cili e ka aksidentuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Ndërkohë forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.