PDIU feston miratimin e rezolutës, Idrizi: Nga këto zgjedhje do dalim me 5 deputetë
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka festuar për kalimin në Fletoren Zyrtare të rezolutës çame të votuar më 8 prill 2004. Kryetari PDIU-së Shpëtim Idrizi, duke e cilësuar këtë cështje qysh në fillim të pa kompromis, u shpreh se ajo shënon gurin e parë të themelit drejt përmbushjes së të drejtave të të gjithë çamëve.“Po, ne bëmë një kompromis, pranuam një kompromis, por unë kam qenë shumë i lumtur që ne bëmë kompromis me Rezolutën e Shoqatës Çamëria të vitit 2004. Dhe ky ishte një kompromis, që ne më të rinjve që ju na keni kaluar stafetën na bënte nder. E pra ky është i vetmi kompromis që ne kemi bërë. Kemi bërë kompromis me Çamërinë, kemi bërë kompromis me Shoqatën Çamëria, ashtu siç jemi gati të bëhemi me të gjithë shqiptarët ku do që janë për të drejtat e tyre” – u shpreh Idrizi.Më tej Idrizi shtoi se rezoluta është mjeti për të realizuar qëllimet e tyre lidhur me të drejtat dhe përfaqësimin e çamëve në parlament, ku sipas tij numri i deputetëve të kësaj forcë politike pas zgjedhjeve do të jetë 5 të tillë.“Sot jemi për të vlerësuar dhe për të kuptur që kemi luftuar të gjithë bashkë dhe kemi fituar betjën me kohën. Por Rezoluta për shqiptarët e Çamërisë nuk ishte një dhuratë, ajo ishte përpjekje të gjithë ne, ishte presioni i jashtëzakonshëm në radhë të parë për politikën shqiptare. Është e turpshme dhe absurde se si për 9 vjet një Rezolutë mund të fshihet dhe përballë presionit tonë detyrohen që ta nxjerrin nga pluhuri i harresës. Ishte pikërisht forca e partisë sonë, e të gjithë shqiptarëve të Çamërisë që i detyroi që ata që e votuan në vitin 2004, sot ta nxirrnin nga pluhuri i harresës. Kurse ato që refuzuan ta votonin 9 vjet më parë, sot paraqesin një Rezolutë të re. E pra, ne e kemi trimëruar politikën shqiptare. Ishte pikërisht presioni jonë, edhe në atë tubim të jashtzakonshëm që ne organizuam në Parlamentin Shqiptar, pikërisht për të ç’bunkerizuar Parlamentin shqiptar nga paqja e rrjeshme, sepse ne ishim dhe jemi të bindur që Parlamenti shqiptar ishte në presionin e Greqisë dhe ne ishim të gjithë gjithë bashkë për ta çliruar nga ky presion. Dhe ja ku jemi, ja arritëm qëllimit. Rezoluta nuk ka qenë qëllimi jonë, Rezoluta është mjeti për të realizuar qëllimet tona. Është një mjet i domosdoshëm dhe unë besoj që ne do dalim nga këto zgjedhje me 5 deputet, që në radhë të parë do jenë 5 deputet patriot. Detyra jonë është që çdo gërmë çdo rresht i Rezolutës të zbatohen nga politik shqiptare” – mbylli fjalën e tij Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Zoti Shpëtim Idrizi.Kalimi i rezolutës çame në Fletoren Zyrtare vjen pas një kalvari të gjatë mundimesh dhe përpjekjesh nga PDIU dhe shoqata Çameria për miratimin e saj në parlamentin shqiptar.