Dy sekuestrime lëndësh narkotike në Kapshticë, sekuestrohen 129 kg drogë, 2 në pranga

Dy sekuestrime lëndësh narkotike brenda disa orëve në pikën e kalimit të Kapshticës. Mbrëmjen e sotme policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 109 kg marijuanë në një maune në Kapshticë.Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike u kap në një maune me targa shqiptare nën drejtimin e po një 42-vjecari shqiptar, ndërsa e kishte fshehur në tavanin e maunes. Ndërkaq forcat e policisë kanë bërë dhe arrestimin e drejtuesit të kamionit.Po mbrëmjen e sotme policia kufitare ka sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike prej 20 kg në një automjet me drejtues një shtetas italian.Vlen të theksohet fakti se pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar disa raste sekuestrimi të lëndëve narkotike, ndërsa vetëm një javë më parë u sekuestruan rreth 500 kg lëndë narkotike.