Aksident në Burrel-Lis, motori përplaset me zetorin, plagosen burrë e grua

Plagosen burrë e grua, njëri në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:29 minuta, ku burrë dhe grua perkatësisht 62 dhe 56 vjeç ndërsa udhëtonin me motor në aksin Burrel-Lis, janë përplasur me një zetor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.Burime nga policia e Matit bëjnë me dije se gruaja është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa i shoqi i saj po trajtohet në spitalin e Burrelit.Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.