Sherr mes të rinjsh në kryeqytet, plagoset me thikë 1 person

Një sherr banal mes dy të rinjve ka pasur si pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është regjistruar mbërmjen e sotme në kryeqytet, te "Tregu Elektrik" , ku një person është plagosur me thikë nga një tjetër pas një grindje që kanë pasur mes tyre.Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta të policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.