Berisha me sytë nga Brukseli: Një marrëveshje Kosovë-Serbi, me rëndësi për gjithë rajonin

Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, eshte një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. Kështu deklaron Kryeministri i vendit Sali Berisha përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e Kryeministrisë ku theksohet se Kryeministri po ndjek me shumë interes vijimet pozitive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe mirëpret arritjen e marrëveshjes.“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin. Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin europian të tyre” thuhet në deklaratë.Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç nesër do të takohen përsëri në Bruksel në përpjekje për të arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Mediat kosovare theksojnë se Thaçi e Daçiç çdo të vazhdojnë raundin e 10 të dialogut me ftesë të ndërmjetësuese evropiane, Katherin Ashton.Kjo ftesë vjen pas 12 orëve bisedime mes dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton, bisedime që dështuan dje në Bruksel.Përsëri temë kyçe do të jetë veriu i Kosovës, përkatësisht kompetencat e Asociacionit të Komunave serbe në veri dhe çështja e periudhës kohor për të cilën trupat e FSK-së nuk do të kenë të drejt të dalin në veri.Ndërkohë, dje palët nuk kanë arritur që të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.Ndërsa ndërmjetësja në këto bisedime, shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton, tha dje pas takimit se palëve u është dhënë edhe një mundësi që të shqyrtojnë propozimin e bërë dhe të marrin vendim në interes të të dyja vendeve.Ndërsa kryeministri i Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjen, kryeministri serb Ivica Daçiç ka thënë se propozimet e bëra nga baronesha Ashton, e që kanë qenë të përmbledhura në 15 pika, kanë qenë më të pranueshme për Beogradin, por ka qenë Prishtina ajo që, sipas tij, ka penguar marrëveshjen.