Statusi kandidat, Berisha: Peng i Ramës, do zgjidhet vetëm pas 23 qershorit
Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Beratit, Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish kryesocilaistin Edi Rama për bllokimin me votë të procesit të integrimit. Ndërsa theksoi se tre ligjet për statusin mbetën peng i Ramës, Kryeministri deklaroi se hapja e procesit të integrimit për Shqipërinë do të vijë vetëm pas 23 qeshorit."Kjo çështje u bë një çështje jashtëzakonisht e dhimbshme. Zoti Rama e përdori për të bllokuar, kurrë nuk ka ndodhur në historinë e Europës. A bëjmë ne një figurë të keqe? Ne bëjmë një figurë shumë të keqe sepse si ka mundësi që ne të ngrihemi në këtë mënyrë kundër interesave tona. Këto zgjedhje do t'i japin përgjigje përfundimtare këtij problemi dhe ju garantoj që Shqipëria shumë shpejt do të marri statusin e vendit kandidat", deklaroi Kryeministri.Përkundër kritikave për liberalizim abuziv të pranimeve në Universitete, Kryeministri Berisha shprehu vendosmwrinw vendosur për ti dhënë mundësi cdo të riu të testojë aftësitë e tij universitare.“Ne do bëjmë gjithcka për shkollimin më të mirë dhe punësimin tuaj, kemi bërë hapa të mëdha për shkollimin, kemi 162 000 studentë, cdo njeri që mendon se u teprua le ta mendojë për një moment veten pa shkollë. Do bëjmë gjithcka që cdo i ri të ketë mundësi të provojë veten në Universitet dhe në realizimin sa më të mirë të kësaj ëndrre. Natyrisht edhe punësimi juaj është po aq i rëndësishëm, shoqëria duhet të bëjë më shumë për hapjen e reja të vendeve të punës. Mos pranoni në asnjë mënyrë tua shajnë vendin tuaj, gjeneratat më të hershme kanë në memorje një Shqipëri shumë problematike, një Shqipëri ku varfëria ishte në nivelet më të larta, një sistem që i skllavëroi njerëzit, krahun e punës . Ju jeni të rinj të një niveli ku është rritur 11 herë prodhimi në 21 vite si asnjë vend tjetër, një Shqipëri e anëtarësuar në NATO, lëviz lirisht në Europë. Nëse është dikush që duhet të thotë fjalë të mira për vendin, ata jeni ju, s’duhet të influencoheni. Natyrisht që Shqipëria ka shumë punë për të bërë, ende nuk është vend i zhvilluar” tha Kryeministri.Duke iu referuar progresit të vendit përgjatë viteve të demokracisë, Kryeministri u bëri të rinjve një panoramë të zhvillimeve më të rëndësishme, me në fokus rritjen e prodhimit të brendshëm 11 herë, rritje e cila sipas Kryeministri është unike dhe s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër në një hark ka të shkurtër kohor.“Universiteti juaj përbën zhvillimin më pozitiv në historinë më moderne të këtij qyteti. Jam këtu për tu dëgjuar ju, për ne në mënyrën më të vendosur të rinjtë të rejat dhe problemet e tyre janë cështja më kryesore e axhendës sonë. Jemi kombi më i ri, ju garantoj ju se ky vend i cili 20 vite më parë kur u nis në rrugën e lirisë kishte ngjashmëri shumë më të madhe me vendet e varfëra të Afrikës sesa Europës. Por po ky vend që në ’91 kishte të ardhurat për frymë të tretat me vendet më të varfëra, po ky vend ka njohur rritje kolosale të të ardhurave për frymë. Nëse jemi rritur 11 herë , kush ka qenë softi i kësaj rritje, unë them absolutisht të rinjtë. Po i referohem prapë asaj kohe, ku të rinjtë ishin terësisht të mbyllur. Softi i këtij suksesi ka qenë rinia. Shqiptarët ia dolën të kenë nivelin më të lartë të rekrutimit në shkollat e larta dhe të mesme, ia doli të ketë 1 ndër 10 administratat më të vogla në rajon” deklaroi Berisha.