Kuvend, opozita bashkon votat me mazhorancën për 4 ligjet, asnjë zgjidhje për KQZ

Përkundër debateve të ashpra në parlament, PS ka bashkuar votat me PD për 4 ligjet, duke miratuar me shumicë votash:1-Projektiligji “ Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Londrës për zbatimin e nenit të 65, të Konventës për Patentat europiane”, 2-Projektligji “Për dhënien në përdorim të truallit të institucioneve arsimore shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqërore”. 3-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat Kombëtare”, të ndryshuar”. 4-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Kështu Kuvendi miratoi pr/ligjin për Kodin e Procedurës Civile me 102 vota Pro, dhe një kundër si dhe me 101 vota Pro, asnjë kundër, asnjë abstenim pr/ligjin për taksat kombëtare.Seanca parlamentare prej 9 orë me radhë u shoqërua debate të ashpra, ku tema me e nxehte ishte KQZ.Palet te nxehura' pas ceshtjes se anetarit te KQZ dhe koalicionit te LSI kane debatuar ashper mes tyre, deri ne poezi plot ironi per kryeparlamentaren Topalli dhe deri ne fyerje personale mes Dash Sules e Taulant Balles.Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci bëri thirrje që të zgjidhet situata me KQZ. Kreu i grupit parlamentar theksoi se nuk shërben zëvëndësimi i 2 anëtarëve me emra të tjerë për të ndrequr atë situatë që sipas tij, ka thyer besimin tek vota e lirë.“Diskutimi ishte i gjatë dhe problemi që rrodhi nga ai, ishte vetë vendimi që morë mbi KQZ. Pasi, pikë se pari keni shkatërruar Institucionin e zgjedhjeve, KQZ, për zgjedhjet e 2013. Ngrini këtë shkatërrim që bëtë vetë. E keni në dorë. Vratë përfundimisht besimin e votuesve. Keni turpëruar shtetin shqiptar para botës demokratike, keni kompromentuar rrugën e Shqipërisë për në BE, keni kompromentuar besueshmërinë e Shqipërisë për anëtar me të drejta të plota në NATO, keni kompromentuar besimin dhe me aleatin e saj, më të fuqishëm, SHBA. Për të gjitha këto ne jemi këtu për zgjidhje, por mos prisni sic më keni kërkuar në emër të grupit parlamentar të PS, se zgjidhja vjen me propozimin e 2 emrave të tjerë për KQZ. Prandaj jemi gati të dakortësojmë cdo veprim tuaj, cdo nisëm tuaj, çdo propozim tuaj që rikthen besimin tek KQZ, besimin e qytetarëve tek vota e lirë"tha ai.Ndërsa kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po tenton bllokimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.“Zgjedhjet do të mbahen dhe do të jenë të lira dhe të ndershme për sa na takon si maxhorancë. Zgjedhjet do të mbahen dhe ato do t'i fitojë Partia Demokratike për 1 mijë arsye. Në betejën reale të zgjedhjeve e kemi me Partinë Socialiste. Dy anëtarët e KQZ të propozuar nga PS dhanë dorëheqjen pas urdhrit politik. Zgjedhjet janë të garantuara dhe do te mbahen pavarësisht vendimeve bllokuese, që do të marrë Rama” është shprehur Patozi.Patozi theksoi gjithashtu se anëtarët e KQZ-së të cilët dhanë dorëheqjen treguan se janë ushtarë partie të cilët largohen pas komandës së Ramës.