Rama: Kërkojmë kthimin e ligjshmërisë në KQZ

PS nuk jep asnjë zgjidhje për KQZ, duke konfirmuar se nuk do të repsketojë afatin prej 48 orësh për të propozuar emra të tjerë për zëvendësimin e dy anëtarëve të opozitës që dhanë dorëheqjen nga ky institucion.Deklarata vjen nga kreu i selisë rozë, Edi Rama, i cili kërkoi reflektim nga mazhoranca për ti rikthyer legjitimitetin KQZ, duke respektuar kodin elektoral."Zgjidhja është e përcaktuar në kodin zgjedhor, në dokumentin e rregulave të lojës, shkruar dhe miratuar me konsensus, i cili praktikisht është shkelur me të katër këmbët nga kjo shumicë që ka mbetur në duart e tre mercenarëve dhe përcakton shumë qartë që KQZ-ja nuk është instrument i partive dhe as organ që varet nga Kuvendi. Ne kërkojmë kthimin e ligjshmërisë për KQZ-në, për ti dhënë procesin dinjitetin që kërkon Shqipëria, dinjitetin që kërkon populli shqiptar pasi PS-ja do të fitojë edhe nëse KQZ-në e merr Saliu dhe e fut në shtëpi, tek dinjiteti i këtij vendi, tek liria e këtij populli" theksoi Rama.Ndërsa i është referuar edhe takimeve të shpeshta me partnerët ndërkombëtar, Rama theksoi se ata janë të shqetësuar me atë që po ndodh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve."Miqtë dhe partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar për atë që po ndodh në KQZ. Është hedhur në erë KQZ-ja dhe për sa na takon ne në kuptimin e betejës elektorale dhe të ballafaqimit me kundërshtarin e vetmuar dhe në panik le ta marrë KQZ-në në shtëpi. Përsa na takon ne, në kuptimin e betejës elektorale, Berisha po të dojë le ta marrë KQZ-në në shtëpi dhe kjo nuk përbën asnjë problem. Ky është një problem për shoqërinë shqiptare sot dhe për popullin shqiptar pas 23 qershorit, ku pavarësisht se ne do të fitojmë, në sytë e partnerëve tanë, vendi do të jetë i njollosur me turpin që po i le në fytyrë Kryeministri dhe kjo shumicë pa shumicë, i njollosjes që nuk realizoi dot zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Rama.Kryetari i PS-së kërkoi që me zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare Shqipëria të ikë nga harta e regjimeve hibride dhe nga radha e vendeve që nuk kanë lidhje me botën demokratike.Këto komente Kryesocialisti i lëshoi pas 2 takimeve të rëndësishme në zyrën e tij. Fillimisht ai bisedoi për 90 minuta me ambasadadorë dhe zv.ambasadorë të vendeve anëtare të BE, në një takim të thirrur prej tij, në qendër të cilit ishte situata e krijuar në KQZ.Kreu i opozitës zhvilloi një takim edhe me raporterët e Asamblesë parlamentare në KiE, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco.