Plagosje me armë zjarri në Elbasan, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2013, 17:38
Qëllohet me armë zjarri një shtetas në Elbasan. Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes pranë kryqëzimit të Cërrikut, ku një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku po merr dhe ndihmën mjekësore.Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.