Protesta e banorëve të njësisë 4, PS: E inskenuar, ndihma shpërndahet me 20, sot është 18 prill

Partia Socilaiste ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të njësisë.4 në kryeqytet për zhbllokimin e ndihmës ekonomike. Përmes një deklarate për mediat, PS thekson se këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Njësisë Nr.4 në kryeqytet, nuk janë bërë në asnjë moment pengesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike në kët njësi, ndërsa kujton se kjo ndihmë shpërndahet në çdo datë 20, duke kujtuar se sot shënon 18 prill.“Partia Socialiste i kërkon kryebashkiakut me vota të vjedhura, të Tiranës, të mos instrumentalizojë dhe të mos përdorë grupe qytetarësh në nevojë, siç ishte rasti një grupi të vogël qytetarësh, të organizuar nga drejtues të Njësisë Bashkiake nr.4, dhe PD-së së kësaj njësie. Të gjendur në ditët e vetmisë së madhe pas aksionit të opozitës për rikthimin e legjitimitetit në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, Lulzim Bashën dhe çirakun e tij në Njësinë i ka zënë paniku dhe me dëshirë bëhen qesharakë.Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Njësisë Nr.4 në kryeqytet, nuk janë bërë në asnjë moment pengesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për qytetarët e kësaj njësie. Ndihma ekonomike siç pohuan edhe për mediat vetë banorët e keqpërdorur shpërndahet në çdo datë 20. Kujtojmë sot është data 18 prill??!!”thuhet në deklaratë.PS sqaron më tej se prej katër muajsh në mënyrë absurde ky Këshill Bashkiak nuk është mbledhur nga ana e drejtuesve të tij aktualë, këshilltarët socialistë dhe ata të LSI kanë qenë të gatshëm të miratojnë ndihmën ekonomike për t’u ardhur sado pak në ndihmë qytetarëve. Këtë qëndrim këshilltarët e opozitës së bashkuar janë të vendosur ta mbajnë edhe në vazhdim.Duke e vlerësuar terësisht qesharake protestën, PS përmes disa fotove ilustruese me punonjës të administratës, deklaron se kjo është e inskenuar terësisht politikisht.Banoret e Njesise Nr.4 në Tiranë protestuan sot para selise se PS-se, duke kerkuar zhbllokimin e situates ne Keshillin Bashkiak, qe ua beri te pamundur marrjen e ndihmes ekonomike.Nje dite me pare deshtoi mbledhja e Keshillit, ne te cilen mosmiratimi i rendit të ditës nga ana e këshilltarëve të PS dhe LSI erdhi me argumentin se ata nuk ishin lajmëruar në kohë për mbledhjen dhe nuk ishin njohur me parë me rendin e ditës.Protesta u mbajt, nderkohe qe ne ambientet e PS-se, kreu i socialisteve Edi Rama kishte mbledhur ne nje takim ambasadoret lidhur me situaten me te fundit te krijuar ne Komisionin Qendor te Zgjedhjeve.