Plagosje me armë zjarri në Korçë, policia nis hetimet

Qyteti i Korçës është tronditur pasditen e sotme nga nga të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bardhyl Potka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 9 të qytetit në vendin e quajtur ‘Shën Maria’.Sipas uniformave blu të Korcës 25 vjecari nga fshati Vashtëmi i rrethit të Korcës është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të qytetit ku po mer ndihmën e parë.Sipas bluzave të bardha 25 vjecari ka pësuar goditje kryesisht në pjesën e kokës, ndërkohë që gjëndja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniforma të shumta të policisë të cilët po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.