Zhbllokohet qarku i Fierit, Vasili: PS-LSI do ta zgjidhin shumë shpejt

Përkundër kritikave dhe pasojave politike me ngërcin më të fundit në KQZ, aleanca PS-LSI duket se do të shërbejë për zhbllokimin e qarkut të Fierit, alibia e vetme e opozitës që la në klasë vendin në marrjen e statusit kandidat.Edhe pse e pritshme, tashmë ky hap është konfirmuar zyrtarisht nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në këtë qark.“Shumë shpejt do zgjidhet çështja e qarkut të Fierit. Opozita e bashkuar në komuna dhe bashki, do t’i jepë fund veprimeve abusive” ëhstë shprehur ai.Vasili më tej ka shprehur besimin e plotë se e majta e bashkuar është e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.