Rrokaj: Nuk duhet të ketë ndryshime rrënjësore të gjuhës
Gjuhëtarët duhet ta shohin ndryshimin e standardit të Shqipërisë jashtë guaskës të diskutimeve të mbyllura. Qëndrimi i gjuhëtarit Shezai Rrokaj është se rishikim i standardit dhe ndryshimit të tij, kërkon konsulta dhe auditore të gjera sepse shqipja nuk është në pronësi të gjuhëtarëve.Por dekani i fakultetit të histori-Filologjisë kërkon që këshilli ndërakademikë për gjuhën shqipe të jetë i kujdesshëm në propozimet e bëra që që do të thotë një standard jo tërisht tosk, jo integrim në masë të gegënishtes.Ndryshimi i standardit duhet të ketë edhe miratimin e qeverisë sepse do të jetë gjuha e shtetit dhe se kostoja në këtë rast është mjaft e lartë.Në mbledhjen e fundit këshilli ndërakademik i gjuhës shqipe ka bërë disa propozime për drejtshkrimin e zanoreve e të bashkëtingëlloreve në shqipen standarde, si në disa fjalë që kanë zanore të patheksuar a të theksuar.