Greqi, arratiset një 22-vjeçar shqiptar nga komisariati i Lamias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2013, 09:01
Një i ri shqiptar ka mundur të arratiset nga komisariati i Lamias në Greqi.Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ku 22-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është arratisur nga komisariati përmes dritares së godinës.Mësohet se i riu shqiptar ishte arrestuar nga policia greke pasi akuzohej për një seri grabitjesh në zonën e Lamias.Ndërkohë policia greke ka rrethuar gjithë zonën dhe po vijon kërkimet për kapjen e të riut shqiptar.Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arrijnë të arratisen nga institucionet e policisë apo nga ato të vuajtjes së dënimit. Vetëm disa ditë më parë 11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalas në Greqi për të mos përmendur këtu edhe arratisjen spektakolare në 2009-ën të Alket Rizait.