CRCA propozim partive: Ja çfarë do të siguronte jetën e fëmijëve tanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 16:44
Zgjedhje apo Viti i Ri? Në këtë fushatë elektorale, sic rëndom ndodh politika ka Kthyer sytë si asnjë herë tjetër drejt qytetarëve dhe grupe të ndryshme të interesit, ku këta të fundit nuk po hezitojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi të dhënë një herë në katër vite që të sigurojnë sa më shuëm të munden. Kështu edhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) ka publikuar qendrimin dhe kërkesat e saj drejtuar Partive Politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Përmes një komunikate për mediat CRCA thekson se nevojiten një sërë hapash për të siguruar jetët e fëmijëve në vendin tonë.Ja disa nga sugjerimet e CRCA:NDAL DHE PARANDALO DHUNËN NDAJ FËMIJËVE
- Të miratohet Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna të Fëmijëve në Shqipëri, si një masë për ngritjen dhe përcaktimin e procedurave për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në çdo institucion public dhe privat në vend;
- Duhet të krijohet një bazë të dhënash nga të gjitha strukturat përkatëse të cilat punojnë kundër dhunës ndaj fëmijëve, gjithashtu duhet parandaluar keqpërdorimi i të dhënave;
- Përdorimi konfidencial i të dhënave lidhur me rastet e mbrojtjes së fëmijës përbën një nevojë urgjente
- Programet e parandalimit dhe ndërhyrjet e hershme duhet të buxhetoren në mënyrë që sistemi i mbrojtjes së fëmijës të jetë më proaktiv dhe të jetë në gjendje të identifikojë dhe parandalojë aktet e dhunës ndaj fëmijëve përpara se ato të ndodhin;
- Bazuar edhe në rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, Qeveria e ardhshme shqiptare duhet të bashkëpunojë me ALO 116 dhe të sigurojë mbështetje financiare dhe teknike, pasi ajo është një burim mbrojtjeje, informimi dhe të dhënash për politikat dhe legjislacionin e të drejtave të fëmijëve, si dhe një mekanizëm për ndërhyrje të hershme e parandalim, e të sigurojë që fëmijët janë në dijeni, kanë akses në këto linja dhe ju sigurohet një trajtim i përshtatshëm.
- Të bëhen funksionale Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në çdo bashki dhe komunë të vendit, duke iu dhënë stafin, mjetet dhe financimin e duhur, për t`i kthyer ne qendra të mirëfillta të punës sociale dhe shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, krimet seksuale, neglizhenca dhe shfrytëzimi.
- Të ngrihet Rregjistri Kombëtar i Krimeve Seksuale, pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku çdo person që kryen krime seksuale të jetë i rregjistruar në të dhe ku të dhënat të jenë publike për çdo qytetar.
- Të ngrihet një Ministri për Familjen dhe Fëmijën, ku ndër të tjera të krijohet edhe një fond i posaçëm `Fondi për Fëmijët`, i cili të financojë të gjitha shërbimet e emergjencës dhe mbështetëse për fëmijët dhe familjet në vend.
- Të miratohen procedura dhe të krijohen mekanizma për ndjekjen e çdo raportimi të dhunës dhe ngacmimi fizik dhe seksual nga mësuesit dhe fëmijët në mjediset e Shkollës. Pra:
- Sistemin Arsimor duhet të zhvillohet një mekanizem ligjor për ankimimin e fëmijëve;
- Në shkolla është i nevojshëm një integrim i programeve të ndryshme për parandalimin e dhunës ku të përfshihen mësuesit, fëmijët dhe prindërit për të rritur aftësitë e tyre vepruese. Fakt: Pranë ALO 116 gjatë vitit të kaluar janë raportuar 26 raste bulizmi dhe 58 raste ku raportohen problem me mësuesit nga më të ndryshmet.
- Të ngrihen Gjykata për Fëmijët dhe të Miturit si një mundësi të forcimit të sistemit gjyqësor dhe zbatimit të ligjit penal.
- Pra në lidhje me sistemin gjyqësor për fëmijët duhet të ndërmerren ndryshime ligjore në lidhje me trajtimin e veprave penale të fëmijëve në moshën 14 vjeç.
- Të trainohet personeli i sektorëve të ndryshëm të sistemit ligjor në mënyrë që të respektohen të drejtat e minorenëve në konflikt me ligjin dhe roli i mbrojtësit ligjor duhet të nxirret më shumë në pah;
- Ndryshime në legjislacion në lidhje me kohëzgjatjen e paraburgimit të të miturve;
- Ngritja e sistemeve të edukimit në distance pranë të gjitha institucioneve penitenciare, pra angazhimi në arsim i të miturve që vuajnë dënimin, si mënyre edukimi dhe ndërhjegjësimi kundër dhunës
- Hartimi moduleve të veçanta lidhur me mediacionin dhe zgjidhjen e konflikteve.
- Duhet të krijohen ndërhyrje të reja lidhur me informacionin, dhe ligje mbi Teknologjitë e Reja të Komunikimit. Këtu duhet të përmendim që bashkëpunimi midis OJF`ve dhe shtetit duhet të jetë i fokusuar në mënyrë që të përgatisë prindërit për të menaxhuar përdorimin e internetit nga fëmijët. Varësia nga rrjetet sociale, cyberbulling, pedopornografia, apo grooming janë tani një realitet në shoqërinë tonë. Është thelbësore që të ngrihen strategji të buxhetuara mbi parandalimin e këtyre fenomeneve që mund të shkaktojnë pasoja të rënda për fëmijët.
- Duhet të ngrihen programe sensibilizimi lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, të cilat synojnë popullatën e gjerë, në lidhje me grupe specifike vulnerabël dhe/ose me grupet që janë në rrezik për t`u diskriminuar. Diskriminimi, gjuha e urrejtjes dhe neglizhimi ndaj këtyre fëmijëve çon domosdoshmërisht në akte të dhunshme.
- Duhet të zbatohen strategjitë vendore si një mjet për të parandaluar dhe ulur nivelin e dhunës, punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve të komunitetit Rom dhe egjyptian;
- Duhet të ngrihen struktura të komunitetit të cilat synojnë fuqizimin e individëve në rastet e personave me aftësi të kufizuar por gjithashtu edhe për të rinjtë të cilët dalin nga institucionet dhe fëmijët në shërbimet e përkujdesit birësues.
- Mekanizmi i mbrojtjes së adoleshentëve LGBT, i krijuar sipas ligjit për arsimin para-universitar i 2012, duhet të përmirësohet
- Nisma të tjera që CRCA mbështet dhe mendon se duhet të jenë pjesë e programit të qeverisë që do të dali pas zgjedhjeve të 23 Qershorit janë: