Meta-mazhorancës: Po i vini kazmën standardit të zgjedhjeve, reflektoni
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ftuar mazhorancën qeverisëse të reflektojë dhe të mos vendosë në mënyrë të njëanshme lidhur me zëvendësimin e anëtarit të saj në KQZ. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, në seancën maratonë të tij, Meta theksoi se është në lojë fati i vendit dhe jo i një njëriu dhe cdo vendim i njëanshëm do ti vinte kazmën standardit të zgjedhjeve.“Ne jemi të gjithë dëshmitarë të veprimeve jolegjitime të ndërmarra në një kohë rekord që s’kanë për qëllim as pavarësinë e KQZ as balancimin e procesit zgjedhor. Qëllimisht ngatërrohet KQZ me KZAZ, KQV për numërimin e votave që janë të ndara. Anëtarët e KQZ kanë një mandat dhe mund të konsiderohen si gjykatë. Ju keni të drejtë të mblidhni komisionin dhe të mërrni cdo iniciativë ligjore. Por ju e keni ndërmarrë këtë akt si një akt force, të dhunshëm, antiligjor.Nëse ju mendoni se do ndikoni në rezultatin e zgjedhjeve përmes këtij akti, ju them se do të reflektohet krej e kundërta. Ju po i vini sot kazmën standartit të zgjedhjeve dhe këtë do ta vuajë vendi. Ju ftoj të reflektoni, ftoni dhe ekspertët për të zgjidhur cdo gjë që sipas jush bie në kundërshtim me kodin, por kurrsesi në mënyrë të njëashme. Bëhet fjalë për fatin e vendit, jo të një njeriu” tha Meta.Meta i është përgjigjur dhe akuzave të deputetëve demokratë në drejtim të zotit. Ilirjan Muho, duke i vlerësuar terësisht të pamoralshme sakohë të djathtët kishin në krye të KQZ, Arben Ristanin, të arrestuar nga Kryeministri për mitmarrje. Përkundër kësaj, Meta tha sqaroi se ligji e përcakton se 5 vite pas masës administrative, personi mund të kthehet në detyrë.“Dëgjova nga zonja.Bregu tha se Muho kishte votuar për heqjen e një mandati në qarkun e Beratit. Eka bërë sepse kërkesa ka qenë e ligjshme, s’ka respektuar një direktivë apo interes të forcës politike që e ka propozuar. Dëgjuam këtu edhe diskutime për cështjen morale të përsonit në fjalë që qenka zbuluar gjoja sot, është terësisht e pamoralshme kur ata kanë zgjedhur në krye të KQZ një person të arrestuar nga Berisha për mitmarrje. Kjo është e pamoralshme, ndërkohë që masa administrative ndaj Muhos ka qenë publike, është shkarkuar se është menduar se s’ka mbajtur një qëndrim ndaj prokurorit të cështjes. S’ka pasur asnjë gënjeshtër, madje ligji e bën të qartë se 5 vjet pas masës administrative mund të kthehet në detyrë” u shpreh Meta.