Kuvendi shkarkon Ilirjan Muhon, emërohet Klement Zguri
E djathta qeverisëse ka konfirmuar mazhorancën e saj në Parlament, duke votuar me 74 vota pro shkarkimin e Ilirian Muhos si anëtar i KQZ.Në një amendament të tretë, të ardhur pas takimit të ambasadorit Arvizu me kryeministrin Berisha, deputetët demokrat dorëzuan në Kuvend një tjetër amendament, duke kërkuar lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho, bazuar në paligjshmërinë e emërimit të tij si anëtar i KQZ.Në kërkesën për shkarkim thuhet se “ Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma ë e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu më 12 mars 2003, duke i fshehur Kuvendit gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve që pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ”, thuhet në amendament, i cili mban firmën e 33 deputetëve demokratë.Ndërkaq Kuvendi me 73 vota pro ka emëruar si anëtar në KQZ, Klement Zguri të propozuar nga Partia Republikane, i cili më pas ka bërë dhe betimin e marrjes së detyrës së re.Situata në sallë ka kaluar përmes tensioneve, kur deputeti socialist Gazmir Bizhga ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Katriot Islami para nisjes së votimit, situatë për të cilën është dashur ndërhyrja e gardës.Pas kësaj deputetët e opozitës kanë lënë sallën e parlamentit.Ndërkaq Dogjani dhe Islami kanë argumentuar më pas votën e tyre pro mazhorancës, duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kryesocialistit Rama.“Anëtarët e KQZ janë të varur nga partitë, sado që pretendohet se janë të pavarur. Unë e njoh mirë Ilirjan Muhon dhe ai është shkarkuar me dekret të Presidentit. I mirëkuptioj kolegët e mi, se i ka urdhëruar kryetari i tyre, një prostitutë politike. Kam fatin më të madh se e njoh Edi Ramën, është pa vizion, nuk ka vlera dhe është fatkeqësi për shqiptarët që sot ai drejton një forcë politike” deklaroi Dogjani.Më herët gjatë diskutimeve Kryeministri Berisha duke u ndalur tek shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, i kujtoi deputetëve në sallë se marrëveshjet e bëra nuk shkelen.“Nga viti 2000 dhe në vazhdim forcat politike kanë bërë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur balancë në institucionet e administrimit të zgjedhjeve, u arrit kjo nga 6 me 1 në 5 me 2 anëtarë, prapë u quajt si prekje e të drejtave të socialistëve. Ju në vitin 2003 i shkelët ato. Moszbatimi i i marrëveshjes në 2003 i kushtoi partisë suaj më shtrenjtë se cdo gjë tjetër. Është e lehtë të flasësh pa llogari para qytetarëve, por ata kanë një memorie. Me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit që të jetë balanca 4 me 3. U firmosën marrëveshjet, u ndërpre një mandat për balancën 4 me 3. Ne e pranuam, opozita fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat në 2007, 2009, në 2011, e pranuat edhe në 2013 se me halucinacionet që keni për të ardhur në pushtet që s’do bëhet kurrë realitet kërkuat që mandati i kryetarit të bëhet 4 vite. Parashikimet e mia janë e dalin, opozitë keni qënë e opozitë do mbeteni”, tha ai.Ne replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci i kërkoi kryeministrit Berisha llogari se pse vendosi Arben Ristanin në krye të KQZ dhe më pas zv.ministër në një kohë që ai është dënuar.“Së pari zoti kryeministër bëre shumë moral, ne nuk mbrojtëm asnjë individ, por principet Kushtetun dhe ligjin. Sa i pëket shitjes së moralit, para set ë na shesësh moral përgjigju pyetjesAarben ristani kreu i KQZ dhe sot zv/ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate, dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv/ministër per te vjedhur zgjedhjet”, tha Ruci