Lezhë, përfshihet nga flakët një automjet, s`ka të lënduar në njerëz

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lezhës por fatmirësish pa të lënduar në njerëz.Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Besëlidhja” të këtij qyteti ku automjeti në pronësi të shtetasit Dritan Suli ka marrë flakë në rrethana ende të panjohura.Sipas policisë makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku banonte Suli ndërsa mësohet se flakët kanë dëmtuar rëndë automjetin.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Nuk dihen ende nëse zjarri ka rënë aksidentalisht apo bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.