Bumçi pret zëvendës.ministrin kinez: Zgjerim të bashkëpunimit dypalësh

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, priti në takim Zv. Ministrin e Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës dhe President i Institutit kinez të Studimeve Bashkëkohore Botërore, Hongjun YU, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.Ministri Bumçi e informoi delegacionin kinez mbi zhvillimet më të rëndësishme në vend dhe proceset integruese në rajon. Ai vlerësoi nivelin e dialogut politik dypalësh dhe rolin e Republikës Popullore të Kinës në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, si dhe shprehu interesin për nxitjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.Z. YU, bëri një vlerësim pozitiv të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe shprehu interes për proceset integruese të Shqipërisë dhe zhvillimet më të rëndësishme në rajon.