Berisha me studentët: Do shohim çdo mundësi për punësimin e të rinjve

Kujdo do ti njihet merita dhe rezultatet. Kjo ka qenë garancia e dhënë nga Kryeministri i vendit për studentët, ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me një grup prej tyre në Qytet Studenti. Berisha theksoi se zhvillimi i dijes dhe mbështetja e arsimit do vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë, ndërsa premtoi se po shikohet mundësia e rritjes së fondit te qeverisë për ekselencën, aktualisht në vlerën 1 mln dollarë.“Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 mln dollarë, për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë, këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete që studentët të njihen shumë më mirë me këtë përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond, kundrejt një kontrate që ai të punojë disa vite në vendin e tij” tha Berisha, ndërsa garantoi se administrata do të jetë e hapur në çdo kohë për praktikat e ekselencave.Kryeministri më tej vlerësoi rolin e mendimit dhe kërkimit shkencor, për të cilin ai theksoi se një rol kryesor kanë edhe pedagogët, që sipas tij duhet të kenë interes të madh të bashkëpunojnë dhe të kenë bashkëpunëtorë studentë. Ndërkaq Berisha theksoi se nuk mund të përdoret arsimi për ë penalizuar të varfrit, pasi sipas tij arsimi është një nga elementët kryesorë për të luftuar varfërinë.Kreu i qeverisë më tej evidentoi disa nga arritjet në fushën e arsimit, ndërsa theksoi se shoqëria dhe shteti duhet ti japë shansin cdo të të riu për të provuar dijen dhe intelektin e tij.“Në bindjen tonë më të thellë vetëm Shqipëria e dijes do jetë Shqipëria e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve. Shqipëria që do ketë shpalosur të gjitha resurset, do jetë Shqipëria europiane, Shqipëria vend i zhvilluar. Në një hark kohor të shkurtër kemi bërë të mundur që të rinjtë të testojnë veten për të shndërruar në realitet ëndrrën e tyre universitare. Shoqëria dhe shteti duhet ti japë shansin të riut për të provuar dijen dhe intelektin e tij, kjo është arritur, është vendosu sistem i drejtë dhe i ndershëm i pranimeve, është bërë përpjekje për mbështetje të ekselencave”theksoi ai.Berisha më tej garantoi se kuadri fiskal i propozuar nga qeveria do të japë impakt në punësimin e të rinjve, ndërsa shtoi se po shihet edhe mundësia e dhënies së mikrokredive për të mundësuar kështu vetëpunësimin e tyre.“Po vendosim një kuadër fiscal shumë të favorshëm, heqjen e cdo takse dhe tarife për tre vite për sipërmarrësit për cdo të ri të punësuar. Do bëjmë gjithcka të nxisim vetëpunësimin përmes mikrokredive” shtoi Kryeministri.