Halimi: Muho është emëruar në kundërshtim me ligjin, PS e bën hero

Teksa vijojnë diskutimet në parlament për kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, i ka tërhequr vëmendjen Partisë Socialiste se po përqëndrohet më tepër tek individi sesa vetë problematika që është krijuar.Në fjalën e tij në seancë, Halimi tha se me rëndësi për procesin zgjedhor mbetet respektimi i kodit zgjedhor i miratuar me konsensus mes palëve, ndërsa kujtoi se zoti. Muho është emëruar në kundërshtim me ligjin në postin e anëtarit të KQZ.Të njëjtën akuzë ka drejtuar edhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamenti, duke akuzuar Muhon se ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin.Kryetarja Topalli paralajmëroi ligjvënësit socialistë se mazhoranca nuk do lejojë prishjen e balancës në KQ.“Do mjaftonte kaq që propozuesit të kërkonin të falur, që ju që e dinit të kërkonit të falur para publikut, ju i thoni shqiptarëve se KQZ me Muhon që është i shkarkuar, ky jep besim publikut, bën zgjedhjet më të mira e ndershme si vetë ndershmëria e Muhos. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur , ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë, përkundrazi jam plotësisht dakord me ato diplomatë që thonë qeveria ka përgjegjësinë. Nuk mund të jetë balancë e nderuar 5 me 2”, tha Topalli.Ndërkaq Topalli përsëriti edhe njëherë se KQZ nuk është institucion i pavarur, por barazpeshë politike.Ndërkaq deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj e ka cilësuar nonsens juridik, nismën e PD për të shkarkuar Ilirian Muhon.“Kanë vënë nenin 14 se s`vinin dot asnjë tjetër. Nëse bëhej fjalë për shkarkimin duhej të përdorej neni 18, po ai këtë procedurë nuk e parashikon në asnjë germë”, tha Xhafaj.Deputeti shtoi më tej se ky është një akt i paligjshëm dhe i papranueshëm. “Ky akt cënon procesin zgjedhor dhe votën e lirë”, tha ai.Ndërsa duke iu referuar deklaratave të kryetares së Kuvendit Topalli, Xhafaj i cilësoi si të paturpshme.“Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës, ku ishit dje që e miratuat Muhon. Pranoni që keni qenë sylesh apo e përdorët si peng për të mbajtur me doemos pushtetin. Është turpi juaj dy herë”, tha ai.