Fier, bashkëpunoi në vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 35-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 16:24
Policia e Fierit ka vënë në pranga edhe bashkëpunëtorin e dytë e një vrasje të mbetur në tentativë në këtë qytet.Uniformat blu kanë arrestuar shtetasen Bukuroshe Bejdaj, 35 vjeçe, e cila akuzohet se në bashkëpunim me Arjan Habibaj ka tentuar të vrasë shtetasin me iniciale A.I.Nga të shtënat me armë zjarri të lëshuara nga Habibaj në drejtim të shtetasit A.I, ka mbetur i plagosur ky i fundit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.Habibaj është ndaluar vetëm disa ditë më parë nga policia, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza për armëmbajtje pa lejeMaterialet për këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.