Tiranë, arrestohet 18 vjeçari, akuzohet për mbi 20 vjedhje banesash dhe biznesesh
Forcat policore të kryeqytetit kanë vënë në pranga një person, i dyshuar si autor i më shumë se 20 vjedhjeve në Tiranë. Kështu në kuader te operacionit te koduar “MESNATA 1” është arrestuar 18 vjecari Emirjon Tom Nikja, me banim në Tiranë.Ndalimi tij u krye pasi ne date 14.04.2013 gjate nates ka kryer vjedhjen me thyerje lokal bar-kafe dhe konkretisht nje televizor te markes” SAMSUNG” 42 polsh , ne pronesi te shtetasit J.P, banues ne Paskuqan- Tirane.Nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se ky shtetas eshte autor i dyshuar i shume vjedhjeve me këtë tendencë duke dokumentuar tërësisht implikimin e tij në mbi 20 - vjedhje të bizneseve dhe të banesave, më konkretisht në vjedhjet e mëposhtme :-Me dt.09.01.2013, gjatë natës, në rrugën ”Karl Gega” Tiranë ka realizuar vjedhjen me thyerje të lokal bar-kafe ”Laguna”, duke vjedhur televizora plazma i markës-Me dt.15.01.2013, rreth ores 09.00, në rrugën `Jordan Misja”, është konststuar vjedhja me thyerje e farmaci “IJONI”, ku autorët janë futur nga dritaria e pasme e farmacisë dhe kanë marrë ilaçe të ndryshme farmaceutike..-Më dt.18.01.2013 në rrugën ``Brozi`` është konstatuar vjedhja me thyerje e lokal Bar Kafe ``Ndërtuesi`` ku autoret kanë vjedhur shuma prej 3000 mijë lek,-Me dt.25.01.2013, në orën 07.50, është konstatuar se në rrugën “Gjergj Legisi”, përballë me shkollës “Aleks Buda”, gjatë natës kanë vjedhur me thyerje dyqanin fas- food, ku autorët kanë vjedhur 50 000 lekë.-Me dt. 26.01.2013, është konstatuar se gjatë natës është vjedhur me thyerje dyqani riparim dhe avolixhim, gjenerator elektromotorr, ku nga kryerja e veprimeve rezultoi se autorët kanë vjedhur, një sasi pjesë statoresh, gjeneratorësh e elektromotorrësh prej material bakrri dhe vegla pune, me vlerën prej 40.000 lek.-Me dt.03.02.2013, gjate në rrugën ”Myrteza Topi”, është vjedhur dyqani ushqimor ku autorët kanë vjedhur paketa cigare të ndryshme, që kapin vlerën e 60.000 lekeve dhe 15 karta rimbushëse të kompanive Vodafon dhe AMC. Neni 134 i K.P.-Me datë 18.02.2013, rreth ores 08.00, është konstatuar se gjatë natës ne rrugen “Isa Boletini”, është tentuar te vidhet mini - marketi ku autoret pasi kane mundur te shqyejne qepenin anesor te mini marketit, kane thyer xhamin e vetrates, por nuk kane mundur te marin ndonje send. Neni 134 - 22 i K.Penal.-Me dt.19.03.2013, gjatë natës, në rrugën “Teodor Ipen”, është vjedhur me thyerje lokali Bar Kafe Interneti, ku autorët kanë marrë dy televizor plazma 42-polsh, dy televizor 21-polsh dhe 25.000 lekë.-Me dt.23.03.2013, ora 03.20, në Rrugën Marubi, eshte konstatuar vjedhja me thyerje e lokalit te llotarive sportive Baste – Live, ku autorët kanë vjedhur dy makineta tavoline lojrash fati Admiral me nje shume lekesh brenda tyre 40.000 lekë.. Neni 134 i K.P.-Me datë 03.04.2013, është konstatuar vjedhja e lokal Lloto Sport në pronësi të një shtetasi, ku autorët kane marrë 4 (kater) televizor plazma.-Më date 03.04.2013 filloi procedimi penal pasi rreth ores 08:00, në rrugën ”Jordan Misja” Tirane, eshte konstatuar vjedhja me thyerje e lokal “Play-Station”,(lojra per femije) ku autorët dyshohet se kane vjedhur 4 (kater) aparate Play-Station te markes “Sony”. Neni 134/1 i Kodit Penal.-Me date 10.04.2013 rreth ores 08.00 ne rrugen”Gjergj Legisi” eshte konstatuar vjedhja me thyerje e market “Luli” ku autorët pasi kane demtuar qepenin sigurues te deres se marketit, kane hyre ne ambintet e brendshme dhe kane vjedhur paketa cigaresh te llojeve te ndryshme si Slims, Ëinston, Malboro, etj, me vlere rreth 50.000 lek.-Me datën 14.04.2013, ne orën 08.00, është konstatuar se gjatë natës në Rrugën e Durresit, blloku i pallateve“Gintash“, është vjedhur me thyerje me hapje të qepenit, lokali “Bar – Kafe“,ku autoret kanë vjedhur 1(një) televizor plazma 42 polësh, me ngjyrë të zezë. Neni 134 i K.Penal.Ndërkaq materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme të veprimeve në ngarkim të shtetasit Emirjon Nikja për veprën penale të “Vjedhjes”.