Zhbllokimi i kolateralit: Ja si ndëshkohen bizneset dhe qytetarët nga bankat

Paketa fiskale e prezantuar nga Banka e Shqipërisë për të ulur nivelin e kredive të këqia është diskriminuese për bizneset dhe qytetarët.Relatorja e Partisë Socialiste në komisionin e ligjeve për këtë cështje Shegushe Ligori shpjegon se kërkesat e mazhorancës krijojnë një disbalancim midis interesave të bankave dhe individëve.Sipas relatores së opozitës aktualisht është diskutuar dhe është arritur që shitja e pasurive të ndryshme e individëve që nuk kanë shlyer kreditë në ankande të mos jetë 50 % më pak nga vlera reale .Disa pika të tjera, të cilat janë ndryshuar në projektligj, janë edhe zgjatja e afatit të ankandit nga 2 javë në 1 muaj si dhe mënyra e ekzekutimit të vendimeve nga gjykata.Opozita pavarësisht këtyre kundërshtive deklaron se do ta mbështesë këtë paketë natyrisht me rregullimet e propozuara.