Nishani dekreton një sërë ligjesh të rëndësishme

Kreu i shteti Bujar Nishani ka dekretuar një sërë ligjesh të cilat janë miratuar kohët e fundit në komisionet parlamentare.Kështu, presidenti Nishani ka dekretuar ligjin “Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ndryshimet “Për sistemin e taksave vendore”, ligjin “Për planifikimin e territorit” dhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.Gjithashtu kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.