Rama për bujqësinë në Lushnjë: Bashkë do rilindim fshatin, do marrë fund çertifikimi i tokës
Teksa ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për bujqësinë, kreu i selisë rozë Edi Rama është zotuar se partia e tij brenda mandatit të parë do ti japë zgjidhje përfundimtare ceshtjes se çertifikatave te pronesise për bujqit dhe fermerët. Teksa prezantoi vizionin për bujqësinë në Lushnjë, Rama garantoi gjithashtu se PS planifikon 160 mln dollarë për garantimin e vaditjes së tokave, po ashtu edhe për kullimin e tyre.“Problemi më i madh mbetet ai i tokës. Ka mungesë të një rendi ligjor që të përcaktojë jo vetëm të drejtat, por edhe detyrimet ndaj pronës. Këtu kemi parë realitete ekstreme. Në një mënyrë apo tjetër brenda mandatit të parë do ta mbyllim këtë kapitull, s`mund të vazhdojë më shumë se çerek shekulli dhënia e certifikatës së pronësisë mbi tokën. Furnizimi i tokës me ujë, natyrisht edhe kullimi janë prioritet yni, do ti dedikojmë këtij programi 160 mln dollarë” tha Rama.Ndërsa ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për mungesë vizioni për zhvillimin rural dhe degradim të fshatit, Rama garantoi fermerët dhe banorët atje se pas 23 qershorit do të mund të gjejnë partnerin e munguar ndër vite, shtetin.“Programi i qeverisë aktuale është shterpë. Nuk kanë kuptuar ç`nevoja ka fshati dhe sa shumë plotësimi ose jo i tyre ndikon në ekonominë kombëtare, por edhe në ekonominë e qytetit. Me një pompozitet të jashtëzakonshëm thonë se kanë shpenzuar 5 miliardë e 700 milionë lekë për fshatin, që janë 57 milionë usd. Të cilat për 323 mijë familjet që janë në fshat janë 22 usd në vit për cdo familje, për fermerët janë vetëm një litër naftë në muaj. Unë i garantoj fermerët se pas 23 qershorit do të gjejnë partnerin e munguar ndër vite, do kenë në krah shtetin dhe do mund të shkojnë përpara” tha më tej ai.Po kështu Kryesocialisti ka premtuar një treg për prodhimet e fermerëve si dhe heqje të TVSH-së për prodhimet e tyre.