Zëvendësimi i anëtarit të LSI në KQZ, Arvizu takohet me Berishën në kryeministri

Përballë një mosreagimi lidhur me qëndrimet e përcjella nga Ambasada Amerikane per zëvendësimin e anëtarit të LSI në KQZ , kreu i saj Aleksandër Arvizu duket se do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur kryeministrin Sali Berisha të heqë dorë nga nisma e PD.Arvizu rreth 20:15  ka nisur takimin me Berishen në ambjentet e Kryeministrisë, takim ky qe ka zgjatur per rreth 45 minuta, ndersa fill me pas eshte drejtuar drejt Kuvendit per te ndjekur nga afer diskutimet e ligjvenesve dhe votimin final.Nderkaq vlen te theksohet se menjehere pas largimit te Arvizu, Kryeministri ka thirrur ne kryeministri kryeparlamentaren Jozefina Topalli, per ti dhene dhe udhezimet e fundit per hedhjen apo jo ne votim te zevendesimit te anetarit te LSI ne KQZ.Ne mungese te nje prononcimi nga ana e tij, mbetet per tu pare votimi ne kuvend, i cili ne njefare menyre do te reflektoje edhe efektin qe ka pasur  ky takim i Ambasadorit amerikan me kryeministrin dhe kryetarin e PD, Berisha. Ndërkaq në Kuvend vazhdojnë diskutimet e deputetëve, ku si rrallë herë janë regjistruar për të folur 120 deputetë, ndërsa qëndrimet mes palëve vazhdojnë të jenë të njëjta, ku opozita kundërshton shkarkimin e Ilirjan Muhos dhe zëvendësimin e tij me një nga anëtarët e propozuar nga PR. Sakaq mazhoranca vazhdon ti mëshojë faktit se shkarkimi i tij është i domosdoshëm, pasi janë prishur balancat politikë.