Rezoluta çame 2004,Topalli konfirmon miratimin: Do hyjë në fuqi sapo të botohet në Fletoren Zyrtare

Rezoluta për çështjen çame, e propozuar konsensualisht nga Komisioni i jashtëm i parlamentit në 8 prill 2004, do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh me botimin në Fletoren Zyrtare. Ky është konfirmimi i kryetares së Parlamentit zonjës Jozefina Topalli, bërë dy deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Kjo përgjigje e saj vjen pas hetimit të kryer nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, në bazë të së cilës është konkluduar se rezoluta e vitit 2004 është e miratuar. Kryetarja e Kuvendit e ka dërguar tashmë për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.Kjo përgjigje e kryetares së Parlamentit të sotëm, e cila ka fuqi të rishikojë gabimet proceduriale të legjislaturave të mëparshme, në momentin e hyrjes në fuqi, ka rëndësi jo thjesht juridike, por dhe politike. PDIU e vlerësoi këtë vendim si një vendim historik që detyron shtetin shqiptar të trajtojë çështjen çame në axhendën zyrtare.Në një deklaratë për mediat PDIU thekson se nxjerrja nga pluhurat e harresës së atij teksti resolute për të cilën shoqata Camëria bëri shumë përpjekje duke u përgjakur me policinë ka kështu një rëndësi simbolike. Presioni dhe këmbëngulja e palëkundur e PDIU-së çoi në shkundjen e parlamentit shqiptar dhe në demaskimin e një përpjekje për të shtrembëruar dhe fshehur miratimin e rezolutës çame në 2004 akt ky që përbën një shkelje të rëndë dhe paprecedentë. Prandaj PDIU do të kërkojë në një moment të përshtatshëm krijimin e një komisioni hetimor për të sqaruar e zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar.PDIU vazhdon të mbetet e mendimit se miratimi i rezolutës është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes came. Ajo do t`i bëjë presion partive të mëdha që t`I përmbahen kësaj rezolute, sepse megjithëse kanë kaluar shumë vite, shumë pak është bërë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.“Rezoluta nuk është qëllim në vetëvete: ajo është mjeti për të arritur tek qëllimi: zgjidhja e plotë e çështjes came, restaurimi i gjithë të drejtave të komunitetit martir çam dhë vënia në vend e dinjitetit kombëtar shqiptar. Konfirmimi i miratimit të kësaj rezolutë përbën një hap të madh e të rëndësishëm në drejtim të përmbushjes së këtij qëllimi të madh e fisnik”thuhet më tej në deklaratë.Sakaq PDIU shton se teksti i asaj rezolute ka shumë ngjashmëri me tekstin e propozuar nga PDIU-ja: ajo kërkon heqjen e ligjit të luftës, kthimin e shumë të drejtave dhe lirive njerëzore për shtetasit shqiptarë në përgjithësi dhe çamët në veçanti.Më poshtë përgjigjia e plotë nga Kuvendi i Shqipërisë:Në përgjigje të kërkesës të deputetëve të Kuvendit, z. Shpëtim ldrizi dhe Dashamir Tahiri(nr732/20l3), pas verifikimeve te bëra në arkivën e Kuvendit, ju informojmë se:Teksti i Rezolutës “Për çështjen çame” është diskutuar dhe miratuar me konsensus nëKomisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe është firmosur nga Kryetari i këtijKomisioni, deputeti Ilir Zela. (bashkëlidhur teksti i Rezolutës)Nuk ekziston një procesverbal i seancës plenare të datës 8.4.2004, i firmosur nga Kryetari iKuvendit, asnjëri nga sekretarët (tre deputetë anëtarë sekretarisë së Kuvendit sipas nenit l2 tëRregullores së Kuvendit, miratuar më vendimin e Kuvendit Nr.399/l999, të ndryshuar apoqoftë edhe prej stafit të Kuvendit. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare nuk është bërënë seancën pasardhëse si instrumenti kryesor i certifikimit të seancës plenare.Nuk ka një fletë votimi ku të jetë fiksuar prezenca e deputeteve në momentin e fillimit tëvotimit.Fleta e votimit e depozituar në arkivin e Kuvendit për votimin e kësaj rezolute nuk kanënshkrim certifikues nga drejtuesi i seancës plenare, asnjëri nga sekretarët apo stafi ishërbimeve të Kuvendit.Në arkivin e Kuvendit nuk është depozituar ndonje memo, informacion apo dokumentaciontjetër nga Sekretariati apo stafi i Kuvendit lidhur me procedurën dhe votimin e kësaj rezolute.Kuvendi nuk ka regjistrime në video për këtë seancë plenare. Të vetmet burime mbeten kronikattelevizive të televizioneve që kanë raportuar punimet e kësaj seance plenare.Sipas fletëve të votimit të ligjeve të asaj seance, të votuara në mënyrë vazhduese (votimet janëbërë brenda 12 -13 minutave), numri i deputetëve votues (përfshirë edhe ministrat) është nga94 deri ne l03. Kurse në votimin e rezolutës (në më pak se 3 minuta nga votimi pararendës kanjë rritje të numrit të votuesve në l l l. Për më tepër në votimin e rezolutës nuk kanë marrëpjesë 5 deputetë të PS të cilët kanë marrë pjesë në votimin pararendës.Duke krahasuar fletën e votimit pararendës, i zhvilluar më pak se tre minuta përpara votimit tërezolutës, me fletën e votimit të rezolutës. vërehet se në fletën e votimit të rezolutës janë emrat e 2 deputëve të PS (SH. Duraku dhe L. Rama) dhe 2 deputetëve të tjere të mazhorancës(PDDNJ), (L. Karamelo dhe K. Goci) që nuk kanë marrë pjesë në votimin pararendës. Nga arkivi i kronikave televizive që kanë mbuluar këtë seancë rezulton se në momentin evotimit të rezolutës numri i deputetëve të mazhorancës (PS me aleatët e saj), pa përfshirëministrat, ka qenë në total 45.Në fletën e votimit të kësaj rezolute konstatohen emrat e 53 deputetëve të mazhorancespjesëmarrës në votim (44 deputetë kanë abstenuai; 4 deputetë kane votuar kundër si dhe 5deputetë të mazhorancës kanë votuar pro rezolutës (S Gjinushi, S. Brokaj, T Dedja, Z. Pepa, D.Prifti).Nga regjistrimet të sipërcituara video, rezulton se 8 deputetë të mazhorancës (të vendosur nekrahun e majtë dhe në qendër), figurojnë si votues në fletën e printuar të votimit por nuk janë tëpranishëm në sallë.Nëse numrit të deputetëve të mazhorancës, të pranishëm në momentin e votimit, do të hiqeshin5 deputetët që kanë votuar pro saj, atëherë numri i abstenimeve dhe votave kundër do të ishtejo 48 (44 abs + 4 kundër) por 40.Nëse marrim të mirëqenë një shënim të bërë (me shkrim dore) në fletën e votimit për votiminabsteniin të l0 ministrave (megjithëse nuk jepen as emrat dhe as ndonjë e dhënë tjetër se sikanë votuar ata, qoftë edhe përmes pamjeve filmike televizive) do të rezultonte se numri ivotave kundër dhe abstenimeve nuk është 58 por 50. Ndërkohë numri i votave pro rezolutësështë 53. (48 opozita dhe 5 vota të mazhorancës)Sipas kuptimit të nenit 78, pika l Kushtetutës akti quhet i miratuar kur numri i votave pro ështëmë i madh se numri i votave kundër dhe abstenimeve.Rezoluta ka marrë numrin e kërkuar të votave pro për t`u miratuar.Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe tradita parlamentare kanë sanksionuarnjë të tillë.