Ndryshimet në KQZ, BE: Votimi në parlament rrit mosbesimin e qytetarëve në proçesin zgjedhor

Kur kanë kanë kaluar rreth 8 orë debat në seancën parlamentare dhe ende nuk ka një qëndrim të qartë nga palët për zëvendësimin apo jo të anëatrit të LSI në KQZ, Ilirjan Muho, BE-ja shpreh shqetësimin dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë lidhur me pasojat e mundshme të një votimi në parlament tek besimi i njerëzve në procesin elektoral. Në një komunikatë për mediat, BE thekson se të gjithë krahët politikë kanë përgjegjësi për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale.Ndërkaq deklarat të ashpra nuk kanë munguar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili gjate dites i dergoi një mesazh të fortë Kryeministrit Berisha.Ambasadori kërkoi respektimin dhe lejimin e funksionimit të KQZ-së jashtë çdo ndërhyrje politike, përfshi këtu edhe Parlamentin.“KQZ është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe, si i tillë, është me rëndësi që pavarësia e këtij institucioni të respektohet. KQZ duhet të jetë e lirë nga çfarëdo ndërhyrjeje nga ndonjë individ, nga ndonjë institucion dhe këtu përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë. Pra, është një thirrje shumë e thjeshtë dhe bazike që e kemi bërë dhe ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është pikërisht mënyra e gabuar për të frymëzuar besimin për të cilin flasim. Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin”, tha Arvizu.Ndërkohë në Kuvend vazhdojnë diskutimet, ku opozita vazhdon ta kundërshtojë me forcë zëvendësimin e Muhos, duke e vlerësuar antiligjore dhe dhunim të KQZ. Nga ana tjetër mazhoranca thekson se kërkesa e sa është në të drejtë ligjore pasi kemi të bëjmë me prishje të balancave politikë. Krahas kësaj ato e kanë mbështetur argumentin kundër edhe me një akuzë në drejtim të Ilir Muhos, për fshehje të CV së tij gjatë emërimit, cfarë sipas mazhorancës e bën të paligjshme zgjedhjen e tij.