Durrës, gjendet arsenal armësh, në kërkim 2 persona

Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh ndërsa ka shpallur në kërkim 2 poseduesit e armëve.Sipas policisë, armët janë gjetur në ambientet e një biznesi në fshatin Fllakë ndërsa po vijojnë kërkimet për shtetasit Rudin Taullai 34 vjeç dhe Indrit Mancaku 37 vjeç të cilët janë pronarët e  kompleksit ku e gjetën armët.Kështu sipas policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e këtij biznesi (kompleks blegtoral) në fshatin Fllakë, u gjetën dhe sekuestruan2 arme zjarri automatik model 56, 1 armë zjarri PMSH,1 arme zjarri Skorpions, 1 silenciator me gjatesi 20 cm, 1 arme gjahu teke e markës Snelli, 4 krëhëra armë zjarri model 56, 1 krëhër arme zjarri PMSH me 8 fishekë, 1 krëhër Skorpions, 1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë model 56 secila),nje çante letre brenda së cilës 62 fisheke luftarakë model 54, 17 gëzhoja model 56, 3 gezhoja arme model 54 dhe 1 gezhoje arme zjarri me model të papërcaktuarNdërkohë materialet iu përcollën Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per veprat penale ''Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit në bashkepunim'' dhe ''Mbajtje pa leje e armeve sportive apo te gjahut ne bashkepunim''.