Merkato i ardhshëm, Nainggolan tërheq vëmendjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2013, 10:25
Pas Bayernit të Pep Guardiolas edhe Manchester City i Roberto Mancinit ka hedhur sytë nga Serie A për të gjetur përforcimet e duhura për merkaton e ardhshme. Përveç Daniele De Rossi dhe Edinson Cavani, dy objektiva dhe dëshira të vjetra të klubit të Premier League, sipas asaj që raportojnë mediat italiane edhe Radja Nainggolan, mesfushori i Cagliari, ka përfunduar në interesimin e anglezëve.Për belgun intersohet edhe klubi gjerman i Wolfsburg, të cilët janë të gatshëm të hedhin në arkat e klubit të Cellinos plot 24 milionë euro.