Fenerbahçe-Lazio, ja formacionet e mundshme
Lazio e cila është e vetemja skuadër që mbanë lart nderin e Seria A në Europa League do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme kundër turqëve të Fenerbahçes të vlefshme për fazën e çerekfinaleve.Ekipi ku aktivizohet kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka si synim të shkojë deri në fund këtij turneu dhe për të bërë këtë duhet të kalojë një nga rivalët të vështirë siç është Fenerbahçe. Tekniku Petkoviç kërkon një rezultat pozitiv në transfertë ndaj në fushë pritet të hedhë formacionin më të mirë të mundshmën. Nga ana tjetër trajneri i Fenerbhaçes Ajkut Kaçaman e premton se e ka studuar Lazion në detaj dhe ndaj kërkon dhe fitoren.Tekniku turk pritet që të hedhë në fushë formacionin sulmues me skemën 4-2-3-1. Në portë: Demirel. Në mbrojtje: Zigler, Korkmaz, Jobo dhe Gonul. Në qendër të mesfushes do të jenë: Meireles dhe Topal. Ndërsa treshja Uçan, Sou dhe Uebo pritet të mbështesin holandezin Kajt në vijën e parë të sulmit.Në kampin tjetër trajneri Petkoviç pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-3-1-2. Në portë: Marketi. Në mbrojtje: Gonzales, Biava, Siani dhe Radu. Në mesfushë do të jetë treshja: Ledezma, Kandreva dhe Cana. Ndërsa në sulm Hernanez pritet të mbështesë Luliç dhe Klose.Kjo ndeshje do të luhet në orën 21. 00 ndërsa skuadra më e favorizuar nga kompanitë e basteve shihet Fenerbahçe me një diferenc të vogël. Fitorja e turqve kuotohet me koefiçentin 2.3. barazimi 3.1 ndërsa fitorja e Lacialve me koefiçentin 2.9