Tekniku Bavarez Heynckes thyr elozhe për Juventusin
Statusi i favoritit në sfidën kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve nuk qetëson trajnerin e Bajern Mynih, Jup Heinkes, i cili nuk e sheh këtë sfidë si të thjeshtë, pasi vlerëson maksimalisht kampionët e Italisë.Në intervistën e dhënë para supersfides së mbrëmjes së sotme trajneri i Bavarezëve ka theksuar se: "Juventusi është një skuadër italiane, por me një organizim ofensiv shumë të veçantë, me mesfushorët që depërtojnë shumë lehtë në sulm. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të organizuar, pasi Juventusi është një skuadër që di të sulmojë dhe të mbrohet njëkohësisht mirë. Pirlo është një gjeni, por edhe Markizio dhe Vidal janë kampionë të mëdhenj. Por edhe ne kemi kampionë të të njëjtit nivel”.Më tej teniku Henkes shtoi: "Juventusi është një kundërshtar i veçantë, pasi të gjithë lojtarët dhe trajneri duan të fitojnë gjithmonë, kanë një shpirt luftarak dhe shpesh i ushtrojnë shumë trysni kundërshtarit. Është një skuadër e ndërtuar shumë mirë, ndoshta nuk kam parë asnjëherë një skuadër italiane të organizuar kaq mirë dhe kaq të paparashikueshme në nivelin ofensiv".Rezultati 9-2 ndaj Hamburgut në fundjavë, sipas Heinkes, është diçka krejtësisht tjetër që nuk ka lidhje me Ligën e Kampioneve, ndonëse prova e forcës e bavarezëve ishte mbresëlënëse."Të shtunën mund të shpalleshim kampionë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kush luajti në atë ndeshje e dinte që bëhej fjalë për një sfidë të veçantë, por ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje e një niveli krejt tjetër. Të paktën jam i qetë se të gjithë lojtarët e mi janë të gatshëm të luajnë kundër Juventusit", deklaroi Heinkes.