Kupa Shqipërisë, nuk ka fitues në gjysëmfinalet e para

Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e para të gjysmëfinales të cilat nuk kanë patur fitues pasi të dyja sfidat kanë përfundur në barazim.Në Korçë, Skëndërbeu që dominon kampionatin shqiptar nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër skuadres së Bylisit e cila ashtu si në përballjet e kampionatit ka arritur të ndalojë vrullin e "Ujqërve të Dëborës".Ndeshja mes Korçarëve dhe Ballshiotëve është shoqëruar me emocione të shumta pasi të dyja skuadrat kanë ka prodhuar futboll të bukur, me sulme e kundërsulme të shumta. Pjesa e parë ka prodhuar një epërsi të lehtë të vendasve të cilët kanë kontrolluar lojën por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.Pjesa e dytë nis me një gjuajte të Shkëmbit i cili provon aftësitë e portierit Frashëri nga një goditje dënimi. Skënderbeu fiton mjaft terren, kryesisht në mesfushë, ndërsa vijon të krijojë raste të shumta për shënim.Nga ana tjetër edhe miqtë nga Ballshi nuk mbeten prapa.  Duhet të vinte minuta e e 81-të që të shihnim golin e parë të këtij takimi dhe ato që kalojnë në avantazh janë të besuarit e Shensojit. Pas një goditje dënimi nga e djathta topi hidhet në zonën korçare, aty ku 18-vjeçari Piter godet me kokë dhe mposhtë portierin Shehi duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.Në minutat e mbetura Skëndërbeu hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ja arrin qellimit 2 minuta para përfundimit të kohes së rregullt me autor Sabien Lilaj, që shënon një eurogol dhe rikthen gjithçka në barazpeshë. Gjysëmfinalja e parë mbyllet në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Edhe gjysëmfinlaja tjetër mes Kukësit dhe Laçit ka përfunduar në barazpeshë. Ndryshe nga takimi i Korçës në qytetin verilindor nuk ka patur asnjë gol. Të besuarit e Armando Cungut kanë krijuar shumë raste por nuk janë treguar të saktë para porte. Sulmuesi kryesor I Kuksianëve Popoviç nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë pasi ka humbur një mori rastesh të pastra për gol. Nga ana tjetër laçianët janë treguar cinik duke marrë një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit. Derbi verior është shoqëruar nga shenja nervozizmi në fundit e takimit ku arbitri ka ndëshkuar me karton të Kuq lojtarin e Laçit Doku për shkakt të vonesave të lojës.