Rikthehen emocionet e Champions League

Tingujt e Champions League do të rikthehen sonte për të paralajmruar emocionet e shumta që pritet të dhurojnë dy ndeshjet e para të fazës çerakfinale të Ligës së Kampionëve.Kompeticioni më i rëndësishëm për klube i njohur ndrushe si tempulli i futbollit Europian pritet që ti japë një tjetër kuptim kësaj mesjave pasi në fushën e lojës do të zbresin kampionët e kontinentit të vjetër. Bayern-Juventus dhe PSG - Barcelona do të jenë kryefjala e futbollit botëror në mbrëmjen e sotme të Uefa Chempions Ligë.Në Alianz Arna do të luhet finalja e parakohshme mes Bavarezëve dhe Zonjës së Vjetër. Gjermanët e drejtuar nga tekniku Heinkes vijnë në këtë përballje pas rekordeve të vendosura në Chempions Ligë dhe me synimin për të fituar këtë trofe pas dy sezoneve radhasi si pjesmarrës në finale e këtij kompeticioni.Nga ana tjetër Bardhezinjtë e Juventusit pas një mungese të gjatë në Europë kërkojnë të rikthehn si skuadër dominuese e futbollit europian pasi bënë të njëjten gjë në Itali. Pasi eliminuan në grup kampionet në fuqi të Chempions Ligë, londinezët e Chelsit, Zonja e vjetër kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me nënkampionët.Një tjetër sfidë mjaft interesante e mbrëmjes së sotme në Chempions pritet të jetë edhe ajo mes PSG dhe Barcelonës. Në kryeqytetin francez vëmendjen kryesore do ta ketë dueli mes dy numrave 10 Ibra-Mesi.Ylli argjentinas që këtë vit ka thyer çdo rekord të mundshëm do të sfidohet nga ish shoku i skuadrës Ibrahimoviç që synon të fitojë të paktën një herë në karrierën e tij këtë trofe të çmuar. Përveç dy supersfidave të mbrëmjes së sotme Chempions Ligë do të vijojë nesër me dy sfida të tjera tejet interesante Malga-Borusia Dortmund dhe Real Madrid -Gallatasaray.