Villa dhe Roura: Ndaj PSG nuk duhet te përsërisim gabimin e "San Siros"

Sulmuesi i Barcelones David Villa i cili pritet të jetë titullar në sfidën e nesërme ndaj PSG në Ligën e Kampioneve është treguar i gatshëm të zbresë në fushë që nga minuta e parë e sfidës. Por ai ka bërë të qartë se të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në transfertë, duke parë problemet që ka shfaqur skuadra në sfidat e kaluara jashtë shtëpie dhe veçanërisht ndaj skuadres së Milan."E dimë që ndeshja në transfertë me PSG do të jetë shumë e vështirë. Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim që bëmë ndaj Milanit", deklaroi sulmuesi spanjoll, duke iu referuar ndeshjes së parë të humbur përballë skuadrës italiane. "Përmbysja e realizuar ndaj Milanit na gëzoi të gjithëve, por kemi vuajtur shumë", tha sulmuesi Iberik duke kujtuar përmbysjen e rezultatit në sfidën e kthimit në "Kamp Nou".Të njëjtin mendim është edhe trajneri Zhordi Roura, që vazhdon të shfaqet në konferencat për shtyp në vend të Tito Vilanovës, edhe pse ky i fundit është kthyer në drejtimin skuadrës gjatë javës së fundit."Ndeshja me Milanin është shembulli që nuk duhet ndjekur më asnjëherë. Gabimi I bërë ndaj Kuqezinjve do të na shërbejë si një mësim i mirë dhe gjithmonë duhet të provojmë të evitojmë rezultatet të tilla. Kjo tregon qartësisht vështirësitë maksimale të Evropës, nuk mund t'i lejojmë vetes të mos jemi në 100%. Megjithëse për historinë dhe për nivelin, Milani është një skuadër që të krijon gjithmonë vështirësi. Ndeshja ndaj PSG nuk do të jetë shumë ndryshe pasi ata kanë bërë shumë shpenzime dhe kërkojnë një përfaqsim dinjitoz në europë. Ata kanë një trajner ekspert në këtë drejtim. Ancheloti ka një eksperienc të madhe në Chempions Ligë pasi ka provuar ta fitojë këtë trofe kur ishte në drejtim të Milanit", deklaroi Roura.