Juventus zbarkon ne Gjermani per sfidën ndaj Bayern Munchen
Në prag të sfidës, Baeyrn-Juventus, që do të luhet nesër në mbrëmje në "Alianz Arena", lajme të mira vijnë për kampin bardhezi i cili njofton se Mirko Vuçiniç do të jetë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Juventusin, ndërkohë që skuadra e Contes ka mbërritur në Gjermani. Pas fitores me Interin, Juventus kërkon një tjetër fitore ndaj skuadrës kundërshtare e cila në shtëpi do të kërkojë të mos e lejojë këtë gjë. Juve ka kaluar në çerekfinale për herë të parë që prej vitit 2006, duke rikthyer entuziazmin në të gjithë tifozerinë. Juventusi nuk ka aspak precedentë të mirë me bavarezët, sidomos nga hera e fundit, kur kjo skuadër u mund 1-4 në shtëpi. Ndërsa nga ana tjetër bavarezët vijnë pas dy finaleve të humbura në tre vitet e fundit.Kjo sfidë e cila konsiderohet si një finale e parakohshmë pritet me mjaft interes nga të gjithë shikuesit dhe sidomos tifozët e këtyre dy skuadrave. Bardhezinjtë e drejtuar nga Konte pas dominimit në Itali kërkojnë ta shtrinë autoritetin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër të besuarit e Heinkes pas dy finaleve radhazi kërkojnë që këtë vit të jenë ata fitimtaret e këti kompeticioni.Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas ndeshjeve të rëndësishme në kampionate. Juventusi vjen pas fitores ndaj një rivali të përjetshëm siç është Interi ndërsa Bayern vjen me një fitore të madhe 9-2 ndaj Hamburg. Sfida e Alianz Arena pritet të jetë një spektakël më vetë për vetë fizionominë e lojes së këtyre dy skuadrave.