Bayern Munchen-Juventus, ja formacionet e mundshme
Chempions Ligë rikthehet për të luajtur sonte një nga sfidat më të rëndësishme të fazës së çerekfinaleve. Bajern- Juventus do të jetë kryefjala e mbrëmjes së sotme e cila pritet të dhurojë emocione të shumta.Të dy trajnerët respektivë e kanë studiuar në detaje lojën e kundërshtarit ndërsa kërkojnë që në përballjen e parë të marrin një rezultat pozitiv. Trajneri i Bavarezëve Jup Heinkes në prag të kësaj finale të parakohshme ka dyshime përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushën e lojës. Në qendër të mbrojtjes në balotash janë Van Bujten dhe Boateng, ndërsa në mesfushë Myler është në balotazh për një vend në formacion me Roben.Në përballjen ndaj Juventusit tekniku i Bavarezëve pritet që të luaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Nojer. Në mbrojtje: Alaba, Dante, Van Bujten dhe Lam. Në qendër të mesfishes do të jetë dyshja: Shvajnshtaiger dhe Luis Gustavo. Ndërsa treshja Riberi, Kros dhe Myler pritet të jenë mbështetësit kryesot të sulmuesit të vetem Mandzukiç.Nga ana tjetër edhe tekniku Konte ka dyshime përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushën e blertë që në minutën e parë. Dyshimet kryesore janë në repartin e sulmit ku Vuçiniç duket se ka humbur rivalitetin me Kuliarelen për të zbritur në fushë që nga minuta e parë.Tekniku bardhezi pritet që ndaj Bavarezëve të luajë më formacionin 3-5-1-1. Në portë: Bufon. Në mbrojtje: Kielini, Bonuçi dhe Barxalji. Në mesfushë: Pirlo, Litshtainer, Vidal, Markizio dhe Peluzo. Ndërsa në repartin e avancuar dyshja e susesshme ndaj interit Kualiarela -Matri pritet të ndihmojë përsëri skuadrën në arritjen e objektivit.Ndeshja do të luhet në Alianz Arena në orën 20 e 45. Bavarezët shihen si favoritë në këtë sfidë pasi fitorja e tyre kuotohet me koefiçentin 1.7, barazimi 3.4 ndërsa fitorja e bardhezinjve 4.8.