Chelsea mund Manchester United dhe kalon në çerekfinalen e Fa Cup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2013, 19:02
Chelsea e ka mposhtur Manchester Unitedin, në çerekfinalen e FA Cup, e cila u zhvillua sot në stadiumin Stamford Bridge të Londrës. Kampioni Europian arriti të marrë një biletë për gjysmëfinale pasi fitoi me rezultat minimal, 1:0.Golin e fitores e e shënoi Demba Ba, në minutën e 49-të, pasi mori një top nga Juan Mata. Ndeshja e parë e zhvilluar në Old Trafford kishte përfunduar barazim 2:2. Në gjysëmfinale, Chelsea do të takohet me ekipin tjetër nga qyteti i Manchesterit, City, në stadiumin Wembley të Londrës.