Tekniku Heynckes: Fituam sepse e kisha studioar në detaj lojën e Juventusit

Tekniku i Bajerni Jup Hejnkes është pa diskutim një nga "heronjtë" e fitores kundër Juventusit. Trajneri gjerman kishte deklaruar edhe para ndeshjes se e kishte studiuar për orë të tëra lojën e bardhezinjve dhe është i gëzuar se lojtarët e tij i zbatuan me përpikmeri të gjitha detyrat.Në deklaraten e tij pas ndeshjes tekniku i Bavarezve u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe lojën e lojtarëve të tij. "Arritëm ta bllokonim kundërshtarin dhe të dominonim në çdo aspekt. Si rezultat i saj arritëm një fitore pa pësuar gol, çka është tepër e rëndësishme në një kompeticion si Champions-i.Në lidhje me sekretin e kësaj fitore tekniku Heinkes u shpreh: "Unë e kisha studiuar për orë të tëra Juventusin. Mendoj se e dija se si do luanin dhe cilat ishin pikat e forta apo të dobëta. Kryesorja ishte që të bllokonim Andrea Pirlon, gjë që e kryem me shumë sukses. Ushtruam presion në mesfushë edhe me sulmuesit tanë, çka na dha superioritet numerik. Duke i penguar që të qarkullonin topin dhe të dilnin në lojën e tyre, e kishim më të lehtë për të administruar gjithçka. Ndërkohë, i sulmuam me aksione të shpejta, ndërsa shpeshherë përfshiheshin edhe mbrojtësit. Ishte një praktikë loje që kërkon shumë energji, të cilën e treguam se kishim mjaftueshëm".Më tej tekniku Gjerman dha mendimin e tij edhe në lidhje me golin e shpejt që u shënua. "Na dha siguri dhe qetësi, ndërkohë që ndikoi disi psikologjikisht te kundërshtari. Gjithsesi, kur shënon shpejt, mund të të penalizojë, por ne ditëm se si të mos tregoheshim euforikë apo të dilnim nga detyrat taktike. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Ishin me të vërtetë të shkëlqyer" përfundoi numri 1 i pankinës së Bajern.