Real Madrid mund Gallatasarain, hedh hap të sigurtë drejt gjysmëfinales
Real Madrid ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve pas fitores 3-0 përballë Gallatasarajit në ndeshjen e luajtur në "Santiago Bernabeu". Në një takim ku diferenca në cilësi mes lojtarëve të dy skuadrave ka qenë e dukshme, Murinjo ka triumfuar përballë mikut të tij Terim, ndërsa ka marrë një sukses që i jep qetësi për sfidën e kthimit që do të luhet në Stamboll javën e ardhshme.Ndeshja ka filluar menjëherë nën ritmin e Realit, që gjen avantazhin që në minutën e 9-të të sfidës me anë të të zakonshmit Ronaldo, pas një aksioni model të madrilenëve. Gallatasaraj mundohet të reagojë me gjajtje nga distanca, pasi e ka të vështirë të çajë në mbrojtjen spanjolle. Për më tepër, turqit lënë shumë hapësira mbrapa dhe goli i dytë nuk do të vonojë. Pas Ronaldos radhen për të gjetur rrugen e rrjetes e ka sulmuesi francez Benzema I cili shfrytëzonë në mënyren e duhur një harkim në zonë për ti dyfishuar rezultatin.Gallatasaraj fillon të zgjohet ndërsa mundësinë më të mirë për të shkurtuar diferencën e ka Ebue pak para fundit të pjesës së parë, por gjuajtja e tij qëndrore devijohet me këmbë nga portieri i Realit i cili mban të paprekur katërkëndëshin e tij.Pjesa e dytë ka ritme më të ulëta, ndonëse rastet nuk mungojnë në të dy portat. Murinjo largon Benzema për të aktivizuar Higuain. Argjentinasit i mjaftojnë vetëm 8 minuta në fushë për të shënuar golin e tretë të madrilenëve me një gjuajtje me kokë dhe vulos shifrat e këtij takimi.Takimi përfundon 3-0 për Realin, që tashmë ka hedhur një hap drejt gjysmëfinales, pasi Turqit do të kenë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e kthimit ku bie në sy ajo e sulmuesit kryesor Ilmaz i cili këtë sezon ka shënuar plot 8 gola në këtë kompeticion.