Ancheloti: Ndaj Barcelonës do luajmë me kundërsulme
Trajneri i PSG, Karlo Ançeloti, ka bërë të qartë se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i shfaqet në kundërsulm nëse dëshiron të marrë një rezultat pozitiv ndaj Barcelonës, pasi nuk do të ketë shumë shanse të shohë zotërimin e topit përballë katalanasve.Në prag të përballjes ndaj Barcelonës numri 1 i Parizienëve ka theksuar se: "Ne mund të mos kemi zotërimin e topit, por sapo ta prekim atë, dua që skuadra ime të tregojë karakter dhe të shkojë para me qëllimin për të shënuar. Ne jemi mbrojtur shumë mirë në këtë sezon dhe kemi patur një kundërsulm mjaft rezultativ. Kjo është ajo që duam të bëjmë edhe në këtë sfidë, pasi na duhen veprime te tilla për të siguruar një rezultat pozitiv".Ançeloti tregoi gjithashtu se loja e skuadrës së tij nuk do të bazohet vetem mbi mënyrën për të ndalur Lionel Mesin, pavarësisht fakti se ky i fundit cilësohet lojtari më i mirë në qarkullim për momentin."Ne do të bejmë lojën tonë dhe jo te kundërshtarëve të veçantë. Rreshtimi taktik nuk ndryshon në bazë të një lojtari të veçantë. Ju mund të bëni edhe pyetjen si do veprojë Barcelona për të ndalur Ibrahimoviç. Do të jetë e vështirë edhe për ata", siguroi trajneri italian.