PSG-Barcelona, ja formacionet e mundshme
PSG-Barcelona do të jetë një tjetër takim i rëndësishëm i mbrëmjes së sotme në Chempios Ligë. Për kryeqytetasit francez kjo ndeshje mendohet si dyeli më i rëndësishem i vitit pasi varet e ardhmja e tyre në Europë.Tekniku Ancheloti shprehet se e ka menduar mirë se cili do të jetë ilaçi i duhur për të mundur Katalanasit. Ndërsa nga ana tjetër Barcelona me Vilanovën dhe Abidal të rikthyer në skuadër do të ketë një motiv më shumë për të marrë një rezultat pozitiv në transafertë. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me formacionet më të mira.Tekniku i kryeqytetasve transalpine Ancheloti pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-4-2. Në portë: Sirigu. Në mbrojtje: Maksuell, Tiago Silva, Aleks dhe Van Der Vill. Në mesfushë pritet të luajnë: Pastore, Matuidi, Verrati dhe Lukas. Ndërsa në vijen e parë të sulmit do të jenë dyshja Laveci - Ibrahimoviç. Ky i fundti ka marrë plotësisht miratimin nga UEFA për të qenë pjesë e skuadrës pas kartonit të kuq të marrë ndaj Valencias në sfidën e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ve.Në kampin tjetër Tito Vilanova i rikthyer në drejtim të katalanasve pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin 4-3-3. Në portë: Valdes. Në mbrojtje: Zhordi Alba, Maskerano, Pike dhe Dani Alvesh. Në mesfushë: Iniesta, Buskets dhe Ksavi. Ndërsa në sulm do të jetë treshja Vija, Mesi dhe Fabregas që pritet të luaj në rolin e Pedros. Ajo që bie në sy është se të katalanasit pritet të mungojë kapiteni Pujol.Ndeshja do të luhet në "Park de Princë" në oren 20 e 45. Edhe pse Parizienët luajnë në shtëpi skuadra më e favorizuar nga kompanitë e basteve është Barcelona. Fitorja e Katalanasve kuotohet me koefiçentin 1.8, barazimi 3.2 ndërsa fitorja e vendasve kuotohet me koefiçentin 4.2.